“Prindër të bukur, po ti pse je kaq e shëmtuar?”, vajza e Eros Ramazzotti-t jep përgjigjen epike

schedule14:11 - 22 Shtator, 2020

schedule 14:11 - 22 Shtator, 2020

Vajza e Eros Ramazzotti-t dhe Michelle Hunziker, Aurora Ramazzotti ka rënë pre e bullizmit. Ajo ka marrë shumë komente jo të këndshme në fotot e saj, të cilat ndryshe nga çfarë pritej, Aurora ka zgjedhur të mos i fshijë.

“Mama të bukur, baba të bukur, vëllezër të bukur po ashtu, po ti pse je kaq e shëmtuar”, ky ishte një prej komenteve të shumta në adresën e saj.

Mirëpo, ajo që ka surprizuar të gjithë është se vajza e Ramazzottit edhe i është përgjigjur në mënyrën më epike.

“Më mirë i shëmtuar jashtë se sa brenda”, ka shkruar Aurora.

Kujtojmë që në mediat italiane prej disa ditësh po qarkullon tematika e bullizmit dhe të gjitha janë dakord për të gjetur një zgjidhje sa më parë. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!