Arbenita Ismajli dhe Fero kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë pak ditë më parë. Lajmin e bëri me dije vetë dyshja përmes një postimi në rrjete sociale, teksa publikuan foto nga ceremonia.
Përpos kësaj, u zbulua se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Madje, u publikua dhe një foto nga ceremonia e kurorëzimit, në të cilën shfaqej Arbenita me barkun e rrumbullakosur.
Edhe pse lajmet kanë qarkulluar prej ditësh, ata kanë vendosur të mos reagojnë. Së fundmi, burime të afërta pranë tyre kanë konfirmuar për “Prive” se Fero dhe Arbenita do të bëhen me një vajzë. /abcnews.al