Futbollisti i njohur, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë. Ishte Leonita që e ndau lajmin e ëmbël pak ditë më parë me të gjithë ndjekësit në Instagram.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, ajo ka zbuluar edhe gjininë e fëmijë, përmes disa disa fotografive të postuara, ku shihen tri torta e që secila kishte nga një mesazh që tregonte se fëmija i dytë do të jetë vajzë.
Me sa duket familjes Xhaka, shumë shpejt do t’i shtohet edhe një vajzë e vogël.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Graniti dhe Leonita kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë tre vite më parë dhe kanë një vajzë të quajtur Ayana. l.k/abcnews.al
View this post on Instagram