Prindër për herë të dytë, bashkëshortja e Granit Xhakës zbulon portretin e vajzës së posrsalindur

schedule14:02 - 1 Maj, 2021

schedule 14:02 - 1 Maj, 2021

Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita u bënë prindër për herë të dytë me datë 24 Prill. Leonita solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Laneya.

Ditën e sotme Leonita ka zbuluar për herë të parë portretin ëngjëllor të vogëlushes. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj pranë vajzës tjetër, Ayanës. Dy motrat e kanë parë njëra-tjetrën të buzëqeshura dhe plot dashuri.

“E gjithë bota ime”, ka shkruar Leonita krahas fotos së ëmbël. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!