Prindër për herë të dytë, Almeda dhe Tolgahan zbulojnë emrin e vajzës

schedule13:11 - 5 Janar, 2021

schedule 13:11 - 5 Janar, 2021

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayman, të cilët u martuan në Los Angeles në 2017, u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019. Çifti, i cili po përjeton një periudhë të këndshme pasi do të mirëpresin fëmijën e dytë, zbuloi emrin e vajzës që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Saturday Surprise” në Show TV, Almeda tha se emri që kanë menduar për t’i vendosur së bijës është Alina. Gjatë intervistës, djali i tyre Efehan i “detyroi” teleshikuesit turq të dëgjojnë shqip, pasi këndoi e kërceu këngën “Qengji i vogël”, që ishte e preferuara e tij.

LEXO EDHE: VIDEO/ Djali i Almedës lë ‘gojëhapur’ turqit, këndon dhe kërcen këngën shqiptare live në emision

Lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë, dyshja e famshme e zbuluan vetëm pak javë më parë. Tolgahan e cilësoi këtë lajm si dhuratën më të bukur që mund të merrte për ditëlindje. “E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të mirë që mund të merrja.”, u shpreh aktori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!