Prindër pas 20 vitesh, si është gjendja e çiftit që u përplas dje nga Ajas Sulejmani në Tiranë

schedule13:53 - 9 Maj, 2022

schedule 13:53 - 9 Maj, 2022

Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u përplas dje nga Ajas Sulejmani teksa po ecnin në vijat e bardha ndodhen në repartin e trajtimit intensive në Spitalin e Traumës. Burime bëjnë me dije për abcneës.al se bashkëshorti rezulton të ketë pësuar dëmtimet më të mëdha duke patur thyerje në legen si edhe fraktura të rënda në këmbë.

Ndërkohë, bashkëshortja, Vilma ka pësuar hemorragji të brendshme për shkak të përplasjes nga mjeti luksoz i Ajas Sulejmanit. Makina përplasi edhe karrocën e foshnjes tre muajshe të çiftit Konomi, e cila doli sot nga spitali duke patur dëmtime më të lehta. Arjani dhe Vilma ishin bërë prindër pas 20 vitesh martesë.

Lexoni KËTU gjithçka mbi aksidentin e djeshëm

Ndërkohë, policia ka arrestuar 39-vjeçarin Ajas Sulejmani, i cili ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike teksa drejtonte makinën me shpejtësi. Sulejmani pretendon se ishte duke çuar vajzën e tij 5-vjeçare në spital në momentin që shkaktoi aksidentin, por kjo nuk i ka bindur policët.

Sulejmanit u hoq patenta për dy vite; u dënua me 105 mijë lekë gjobë si edhe duhet të japë llogari për tre vepra penale, si shkaktim i aksidentit; drejtim i mjetit nën efektin e lëndëve narkotike si edhe largim nga vendi i aksidentit.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!