PrincI William tregon si e përjetoi familja mbretërore infektimin e të atit me koronavirus  

schedule07:33 - 18 Prill, 2020

schedule 07:33 - 18 Prill, 2020

Prince William ka folur për herë të parë për infektimin e të atit më Covid-19. Ai rrëfeu një intervistë për “BBC Breakfast”, si u ndje familja mbretërore kur mori vesh së Princi Charles, 71 vjec rezultoi pozitiv..

Lajmin e infektimit e dha vetë familja mbretërore më 25 mars. Në fillim Princi Charles shfaqi simptoma të lehta dhe kishte shëndet të mirë, ndërkohë që u vendos në izolim dhe u mbajt nën kujdesin e duhur.

Duhet ta pranoj, në fillim isha shumë i shqetësuar pasi mosha e tij është më delikatja për sa i përket këtij virusi. Babai im ka pasur dhimbje kraharori dhe ftohje për vite me radhë.

Fakti që nuk ishte në gjendje të vijonte aktivitetet e tij apo të mos bënte një shëtitje ishte pjesa më e vështirë. Pasojat më të rënda për të ishin ato të shëndetit mendor, ai rrinte i bllokuar në shtëpi dhe kjo ia ulte shumë moralin”– rrëfeu William.

Ndërkohë, pas daljes nga izolimi, vetë Princi Charles rrëfeu më herët eksperiencën e tij, duke thënë: “Siç po mësojmë, kjo është një përvojë e çuditshme, zhgënjyese dhe shpesh stresuese, kur prania e familjes dhe miqve nuk është më e mundur dhe strukturat normale të jetës papritur ndryshojnë”.