Princi William dhe Kate ndajnë fotot e veçanta nga përvjetori i 10 i martesës

schedule09:17 - 29 Prill, 2021

schedule 09:17 - 29 Prill, 2021

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë ndarë dy foto mahnitëse për përvjetorin e tyre të martesës. Ata festojnë 10 vite martesë, dhe tashmë kanë 3 fëmijë; princin George, princeshën Charlote dhe princin Louis.

Në fotot e publikuara çifti duken aq të ëmbël krah njëri-tjetrit.

Kate dukej mahnitëse me fustanin e saj me lule Avery të shtypura nga Ghost, të cilin ajo e kishte veshur më parë gjatë një udhëtimi në Pakistan në 2019.

Planet e tyre të përvjetorit mund të mos jenë të mëdha duke marrë parasysh që familja mbretërore kohët e fundit ka humbur Dukën e Edinburgut.

William dhe Kate u martuan më 29 prill 2011. Rreth 1,900 të ftuar ishin pjesë e ceremonisë së mbajtur në kishë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!