Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Princi Louis ka treguar se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet

schedule15:09 - 11 Maj, 2023

schedule 15:09 - 11 Maj, 2023

Princi Louis u bë një trendi i rrjeteve sociale falë humorit lozonjar që pati në kurorëzimin e gjyshit të tij, Mbretit Karl III, duke i dhënë audiencës fytyrat më qesharake. Pasi bëri një “show” humoristik në ceremoninë zyrtare, djali më i vogël i Princit Uilliam dhe Kate Middleton vizitoi një grup sportistësh me familjen e tij për të promovuar fushatën vullnetare “Big Help Out”, e cila në thelb ishte “detyra” e parë zyrtare mbretërore.

Aty princi i vogël pati mundësinë të ndihmonte në punimet e rinovimit, të provonte marshmellows dhe të pikturonte me duart e tij në mur. Pasi mësuam si e quan nëna e tij, mundëm të zbulonim se çfarë profesioni do të donte të ndiqte në të ardhmen. Edhe pse sapo ka mbushur 5 vjeç, princi i vogël është i sigurt për punën që dëshiron të ndjekë.



Më në detaje, sipas një raportimi të Daily Mail, teksa ishte i zënë duke pikturuar në mur, një vullnetar vuri re talentin e tij dhe e pyeti: “A do të doje të bëheshe piktor kur të rritesh?” Pastaj, Princi Louis u përgjigj me besim se do të donte të bëhej pilot luftarak. Duket se princi i vogël mund të ketë shansin të realizojë ëndrrën e tij nëse dëshiron akoma, pasi babai i tij gjithashtu shërbeu në Forcën Ajrore Mbretërore dhe punoi si pilot shpëtimi në Uells menjëherë pas martesës së tij me Kate Middleton.

Duke qenë i 4-ti në radhën e pasardhësve, ai nuk do të ketë shumë vështirësi për të ndjekur ëndrrat e tij. Ndryshe nga vëllai i tij më i madh, Princi George, i cili është i dyti në radhë pas babait të tij dhe i destinuar të jetë mbret, që do të thotë se ai nuk do të ketë të njëjtën liri për të zgjedhur profesionin e tij pasi jeta e tij tashmë është vendosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!