Pasi seriali i suksesshëm “Suits”, ku luajti Meghan Markle, para se të martohej me Princin Harry, hyri në platformën e Netflix, ai ka qenë vazhdimisht ndër më të pëlqyerit dhe si rrjedhojë skenat e tij të dashurisë kanë dalë sërish në plan të parë. Sigurisht, këto skena nuk janë të preferuarat e bashkëshortit të saj.
Princit Harry i është kërkuar të flasë për këtë temë në të kaluarën, kur ai ishte ende i lidhur me Pallatin Buckingham, kështu që reagimi i tij ishte më i “matur”. Tani ka dalë ajo që Harry kishte shkruar për skenat e dashurisë së Meghan Markle.
Prince Harry: I need ‘electricshock therapy’ to forget Meghan’s ‘Suits’ sex scenes https://t.co/kd3VW1gLyp pic.twitter.com/wi6GMXbXv4
— New York Post (@nypost) September 28, 2023
“Bëra gabim, pasi kërkova në Google dhe pash disa nga skenat e saj seksi në internet”, shkruante ai në librin e tij më të shitur Spare, i cili zbuloi incidente pak të njohura nga jeta e tij dhe e familjes mbretërore britanike.
“Nëse do ta kisha parë atë dhe një kolegun e saj duke shkuar me njëri-tjetrin në një zyrë do të duhej terapi me elektroshok për të hequr ato imazhe nga koka ime. Nuk kisha nevojë të shihja gjëra të tilla”, shkroi Princi Harry./abcnews.al