Princi Harry ndodhet në Londër teksa merr pjesë në gjyqin në Gjykatën e Lartë pas ankesës së tij për Daily Mail. Duka i Sussex- it i akuzon gazetën për adoptim të praktikave të paligjshme për të mbledhur informacion në lidhje me jetën e tij personale.
Princi Harry ka paditur publikimet në fjalë për keqpërdorim të informacionit personal dhe mbledhje të paligjshme të informacionit, duke përdorur metoda të padrejta.
Sipas pretendimeve të tij, gazeta në fjalë kishin vazhduar me punësimin e hetuesve privatë dhe vendosjen e përgjuesve në makina në mënyrë që ata të kishin akses dhe të regjistronin bisedat e tij private. Sipas një dokumenti zyrtar të depozituar në gjykatë në emër të Dukës së Sussex: “Dyshimi dhe paranoja e shkaktuar nga publikimi i artikujve të paligjshëm nga Daily Mail bëri që Harry të prishte marrëdhëniet me miqtë e tij, pasi besonte që ata ishin burimi kryesor i daljes së informacionit”.
Gjithashtu thotë se:“Paditësi beson se veprimet e gabuara të Daily Mail përbëjnë tradhti, pavarësisht premtimeve të bëra nga media për të përmirësuar sjelljen e tyre pas vdekjes tragjike dhe të parakohshme të nënës së tij, Princeshës Diana, në 1997.”
Princi Harry po bashkon forcat në proces gjyqësor me një grup personazhesh publike që po denoncojnë gazetën për këto praktika të paligjshme. Midis tyre, Elton John, Doreen Lawrence nga Clarendon dhe Sandy Frost, të cilët gjithashtu ndërmorën veprime ligjore kundër gazetës./abcnews.al