Princi Harry nuk heq dorë, çfarë mund të ndodhë me librin e tij të bujshëm

schedule15:22 - 2 Mars, 2023

schedule 15:22 - 2 Mars, 2023

Princi Harry mund të duket se ka zbuluar më shumë seç duhet për jetën e tij personale dhe familjen mbretërore në librin e tij të kujtimeve “Reserve”, por duket se ai ka ende më shumë për të ndarë me botën.

Duka i Sussex ka thënë se nuk do të shkruajë një libër tjetër, por sipas raporteve të fundit ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtimit të kapitujve të rinj në librin e tij me më shumë zbulime. Sipas një artikulli të PageSix, “Princi Harry planifikon të shtojë të paktën një kapitull tjetër në botimin që do të dalë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.”

Sipas burimeve, kapitulli i ri mund të ketë të bëjë me mënyrën se si ai dhe Meghan Markle u përballën me reagimet e Pallatit Britanik pas publikimit të dokumentarit të tyre në Netflix dhe librit ‘Reserve’. Një zëdhënës i princit mohoi thashethemet duke thënë se “kjo nuk është e vërtetë”.

Në një intervistë të mëparshme për gazetën ‘The Telegraph’ ai deklaroi se “Drafti i parë ishte ndryshe. Ishte 800 faqe dhe tani është 400. Mund të ishin dy libra dhe pjesa e vështirë ishte nxjerrja e gjërave”, duke shpjeguar se ai nuk përfshiu disa zbulime të cilat do t’i vështirësonin marrëdhëniet e tij me anëtarët e familjes mbretërore.

Ka disa gjëra që kanë ndodhur, veçanërisht mes meje dhe vëllait tim, dhe deri diku mes meje dhe babait tim, për të cilat nuk dua që bota t’i dijë. Sepse nuk mendoj se ata do të më falnin kurrë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!