Princi Harry interviston ish-Presidentin Obama, për BBC

schedule13:20 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 13:20 - 18 Dhjetor, 2017

Princi britanik, Harry interviston ish-presidentin amerikan Obama, për radio BBC. Pallati i Kensingtonit, ka bërë publike në rrjetet sociale pjesë nga intervista, e cila do të transmetohet për publikun në 27 dhjetor.

Princi britanik, Harry ka intervistuar ish-presidentin amerikan, Barak Obama, për radio televizionin britanik BBC. Pallati mbretërorë britanik, ka bërë publike në rrjetet sociale pjesë nga intervista. Ajo, do të transmetohet për publikun në 27 dhjetor.

Pallati i Kensigtonit, konfirmoi se intervista është zhvilluar në shtator gjatë një fushate lojrash sportive në Toronto “Invictus Games”, të drejtuar nga Harry. Eventi është krijuar 3-vite më parë nga Princi, dhe përpara Torontos është zhvilluar në Londër, Orlando, dhe Flordia.

Intervista ishte mjaft miqësore dhe u shoqërua me batuta dhe të qeshura. Që në fillim Obama i thotë Princit se – ndoshta i duhej të përshtaste theksin e tij amerikan me atë anglezë por pasohet nga batuata e princit i cili thotë – se kjo nuk është aspak e nevojshme. Duke shtuar se po ndjehej i emocionuar përpara Obamës, dhe kjo i dukej tepër e cuditshme.

Sipas, Pallatit të Kensingtonit, fokusi i intervistës ishte krijimi i platformave për gjeneratat e ardhshme të liderve të rinj. Obama, rikujtoi gjatë intevistës momentet e largimit nga Shtëpia e Bardhë dhe tregoi për punën me Fondacionin Obama pas largimit nga detyra.

Princi dhe ish-presidenti janë miq prej vitesh. Së fundi janë fotografuar së bashku pikërisht në Toronto, ndërsa pas ikjes nga Shtëpia e Bardhë gjatë udhëtimit të tij në Europë, Obama e ka vizituar Princin në Pallatin Mbreteror. Në takimet e tyre bisedat janë përqëndruar tek veteranët e ushtirsë dhe gjeneratate e reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!