Ndërsa kanë kaluar javë nga intervista e bujshme e Princ Harry-t dhe Meghan Markle, ekspertët mbretërore vijojnë me analizimin e asaj çfarë është thënë. Një eksperte mbretërore pretendon që Harry e dinte se do të hidhte një “granatë” në familjen mbretërore me intervistën që ai dhe gruaja, Meghan Markle dhanë për Oprah Winfrey.
“Ai e dinte se çfarë po bënte“, tha ekspertja Ingrid Seward për Page Six. “Unë mund të të betohem se, dhe ai donte ta tundte atë varkë. Pse, nuk e kuptoj por ai dëshironte. Dhe pastaj e bëri, unë mendoj se është i befasuar nga pasojat dhe pendohet për një moment.“, tha ai.
Më tej, ajo argumentoi se e kishte të vështirë të kuptonte pse dukesha e Sussex-it pretendoi se kërkesa e saj për ndihmë lidhur me shëndetin mendor ishte refuzuar. “Harry nuk i shpjegoi asaj gjërat e zakonshme për të qenë një mbretëror. Se nuk ka të bëjë me ty, por me monarkinë, nuk është si të jesh i famshëm”.
“Mendoj se ajo nuk ia kishte idenë se nuk do të ishte në gjendje të thoshte atë që mendonte ose nuk do të ishte në gjendje të shprehte mendimin e saj. Kjo është ajo me të cilën ishte mësuar gjatë gjithë jetës së saj dhe papritmas ajo u fut në një xhaketë të ngushtë.“, theksoi ekspertja.
Ingrid Seward pranoi më tej se intervista bombë e çiftit, në të cilën hodhën akuza për racizëm ndaj Familjes Mbetërore ka gjymtuar rëndë institucionin mbretëror. /abcnews.al