Princi Harry dhe Meghan Markle nënshkruajnë marrëveshjen 112 milionë euro me “Netflix”

schedule15:55 - 5 Shtator, 2020

schedule 15:55 - 5 Shtator, 2020

Gjashtë muaj pasi Princi Harry dhe Meghan Markle lanë Familjen Mbretërore, ata kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë për të bërë seri televizive, filma dhe programe për fëmijë për ‘Netflix’.

Ndërkohë, industria e filmit prest që Harry dhe Meghan të fitojnë më shumë se 112 milionë euro nga kontrata shumëvjeçare.

DailyMail ka zbuluar shumë sekrete për të cilat ekipi i prodhimit i quajtur ‘MegFlix’ po punon fshehurazi.

Ky serial do të flasë edhe për momentin e vështirë kur çifti morën vendimin për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi montazh, të realizuara në mënyrën për të treguar se si do të dukeshin çifti Sussex si pjesë e ndonjë seriali të famshëm botëror. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim. l.k/abcnews.al