Princi Harry dhe Elton John paralajmërojnë Daily Mail: Do marrim masa për përgjimet telefonike

schedule14:21 - 7 Tetor, 2022

schedule 14:21 - 7 Tetor, 2022

Princi Harry, Elton John dhe njerëz të tjerë të famshëm britanikë kanë vendosur të marrin masa ligjore kundër botuesit të gazetës Daily Mail, pasi ankohen për përgjime dhe shkelje të tjera të privatësisë.

Lajmi u zbulua sot nga një firmë ligjore që i përfaqëson ata, ndërsa të famshëm që paditin Daily Mail përfshijnë edhe aktoret Elizabeth Harley dhe Sadie Frost, producentin e filmit David Furnish, partneri i Elton John dhe Dorin Lorens, nëna e adoleshentit Steven Lorens që humbi jetën në një sulm racist në 1993.

Grupi Associated Neëspapers, i cili zotëron Daily Mail, mohoi pretendimet, duke i quajtur ato “të pabaza” dhe “shumë shpifëse”. Sipas firmës ligjore Hamlins, paditësit kanë prova kundër grupit Associated Neëspers për shkelje të privatësisë. Ai përmend vendosjen e çimkave në makina dhe shtëpi, si dhe monitorimin e bisedave telefonike.

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan janë grindur sërish me tabloidet britanike pas dasmës së tyre në vitin 2018. Ata e kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin të bënin me katër gazetat kryesore, përfshirë Daily Mail, duke i akuzuar për gënjeshtra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!