Princi Albert i Monakos ka rezultuar pozitiv pas testit për koronavirusin

schedule16:41 - 19 Mars, 2020

schedule 16:41 - 19 Mars, 2020

Princi Albert II i Monakos ka rezultuar pozitiv, pas testit për koronavirus.

Mediat e huaja shkruajnë se lajmi u bë i ditur nga pallati mbretëror, nëpërmjet një deklarate publike.

Sipas zëdhënësit të pallatit, gjendja  e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe aspak shqetësuese për momentin.

Ndërkohë bëhet e ditur se Princi Albert po monitorohet nga mjeku i tij personal dhe nga specialistët.

Pricni Albert i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë rregullat e karantinës për të parandaluar përhapjen e virusit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!