Një video e veçantë ka spikatur nga paraqitja e parë familjare e Princit dhe Princeshës së Uellsit që nga kurorëzimi. Princi William dhe Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis, ndihmuan me aktivitetet vullnetare që u zhvilluan për të rindërtuar shtigjet dhe mbjelljen e bimëve, si dhe aktivitete të tjera të tilla si piktura me dorë.
Në videon që qarkullon në TikTok, Princesha Charlotte i kërkon babait të saj Princit William të vizatojë me duart e tij.
Në fakt, ajo dëgjohet duke e thërritur atë “babi” dhe jo me titull, gjë që bëri që fansat mbretërorë të “shkriheshin” nga marrëdhënia e mrekullueshme e Charlotte me William. “Ajo e thërret William baba! Sa e çmuar!”, “William e quan edhe Charles baba. Po ashtu edhe Charlotte”, thuhet në komentet./abcnews.al
Princess Charlotte is a daddy’s girl.
Charlotte calling Prince William Papa, him giving her his attention immediately. Charlotte asking him what colour he wanted to paint his hand, William pretending to think what colour he wanted and finally saying blue, obviously. pic.twitter.com/vjKq3OpTzN
— Isa (@isaguor) May 12, 2023