Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Princesha ime pati fund të tmerrshëm”, babai i Ilaria Sulës: Drejtësia duhet të vihet në vend!

schedule16:39 - 18 Korrik, 2025

schedule 16:39 - 18 Korrik, 2025

ITALI- Babai i Ilaria Sulës, vajzës shqiptare, i cila u vra nga ish i dashuri e saj, Mark Antony Samson, vijon të kërkojë drejtësi.

“Ata njerëz e lënduan shumë familjen time”, tha Flamur Sula pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për ish të dashurin e vajzës së tij.

“Ilaria kishte një jetë të tërë përpara”, vazhdoi ai, “dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”.



Prokurorët  e akuzojnë Samsonin për vrasje të qëllimshme si dhe fshehje trupi. I dashuri i shqiptares, 23-vjeçari filipinez vrau studenten shqiptare me një thikë dhe më pas mori trupin e saj dhe e hodhi në një zone të pyllëzuar.

I riu kishte përdorur edhe telefonin e 22-vjeçares për të bërë statuse në rrjetet sociale dhe më pas e kishte hedhur atë në një pusetë.

Ishte pikërisht ky detaj, i cili ndihmoi policinë të gjente dhe arrestonte 23-vjecarin qe iu dha informacione autoriteteve se ku e kishte hedhur trupin e studentes shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!