Princesha e Britanisë së Madhe, Eugenie dhe burri i saj Jack Brooksbank i kanë vëndosur djalit të tyre emrin, August Philip Haëke Brooksbank. Këtë e bëri të ditur Pallati Buckingham përmes një njoftimi.
Foshnja, i cili është stërnipi i nëntë i Mbretëreshës Elizabetë II, u lind më 9 shkurt të këtij viti në Spitalin Portland të Londrës.
Njëri nga tre emrat foshnjës është i njëjtë me atë të gjyshit të Eugenie, Princit Philip, i cili për momentin është i shtrirë në spital.
Foshnja, August Philip Haëke Brooksbank është fëmija i Princeshës Eugenie i parë dhe është i 11-ti në radhë për fronin në familjen mbretërore./abcnews.al