“Princ Harry kishte të drejtë”, gjykata e Londrës: Iu hakerua celulari nga botuesit e Mirror Group

schedule13:01 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 13:01 - 15 Dhjetor, 2023

Gjykata e lartë e Londrës vendosi se Duka e Sussex kishte rënë pre e hakerimit të telefonave celularë nga botuesit “Mirror Group”. Si dëmshpërblim, princ Harry do të marrë një shumë prej 140 mijë e 600 paund. Trupi gjykues ka konstatuar se celulari i djalit të vogël të mbretit Karl i Tretë është hakeruar midis viteve nga 2003-2011.

Në total u zbuluan 15 ku ishin përdorur metoda të paligjshme të mbledhjes së informacionit, si hakerimi i telefonit dhe përdorimi i hetuesve privatë. “Mirror Group” lëshoi një deklaratë duke kërkuar falje “pa rezerva” pasi vite më parë ka ndodhur keqbërje historike.

Duka i Sussex-it dhe tre pretendues të tjerë paditën grupin e gazetave britanike, që botoi The Daily Mirror, The Sunday Mirror dhe Sunday People, duke pretenduar se gazetarët e botuesit përdorën mjete të paligjshme për të mbledhur informacione për jetën e tij për rreth 15 vjet.

Princi u bë anëtari i parë i lartë i familjes mbretërore britanike që dha dëshmi në një gjyq në më shumë se 130 vjet. Princi Harry pati pretenduar se shtypi në Mbretërinë e Bashkuar i ka shkatërruar jetën.

Përndjekjen e vazhdueshme të mediave ishin  “faktori kryesor” sipas Harry  që e çoi atë në ndarjen me të dashurën prej shumë kohësh, ChelsyDavy.

Duka i Susexx tha se fotografët ishin gjithnjë pas tyre dhe se nuk e dinte sesi ata arrinin të merrnin vesh se ku ndodhej deri sa dyshoi mbi përgjimin e celularit të tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!