Princ Harry i jep fund sherrit me Princ William

schedule08:20 - 21 Janar, 2020

schedule 08:20 - 21 Janar, 2020

Pas muajsh dhe muajsh tension mes dy vëllezërve, më në fund janë gati t’i japin fund konfliktit të shumëpërfolur.

Sipas The Sun, William dhe Harry kuptuan që duhet të pajtohen tani ose s’do të pajtohen kurrë. Gjithçka u bë e mundur falë bisedimeve të fshehta që mundësuan Kate Middleton dhe Meghan Markle.

“William dhe Harry janë takuar privatisht për të riparuar marrëdhënien e tyre dhe për të folur për të ardhmen,” tha një burim. “Kanë qenë takime të jashtëzakonshme, kanë shpëtuar lidhjen e tyre si vëllezër dhe ishin nismë e dukeshave. Kate dhe Meghan, që ndodhet në Kanada, u janë bashkuar gjatë këtyre bisedimeve – që është një tjetër shenjë e ngrohjes mes tyre. Gjërat janë më mirë.”

Burimi shton se vëllezërit “vendosën të largonin gjithë njerëzit negativë nga jetët e tyre dhe të flisnin me njëri-tjetrin ballë për ballë. Duke marrë parasysh se Harry do të shpërngulet në anën tjetër të botës, ky ishte momenti i vetëm që kishin për të sqaruar konfliktin. Sigurisht, kanë mendime të ndryshme, por ngrohtësia e familjes është rizgjuar.”

The Sun gjithashtu raporton se marrëdhënia mes Harry dhe Princ Charles është ende e komplikuar. “Mes tyre ka probleme me besimin që do të duan kohë të zgjidhen,” sqaroi burimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!