Princ Harry dhe Meghan ndihmojnë familjet në nevojë gjatë pandemisë

schedule10:40 - 17 Prill, 2020

schedule 10:40 - 17 Prill, 2020

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë filluar një jetë normale që kur lanë postet e tyre të larta mbretërore dhe u zhvendosën në Los Angeles.

Së fundmi ata janë parë duke ndihmuar disa familje në nevojë gjatë kësaj periudhe pandemie.

Çifti ka ndihmuar vullnetarisht përmes Project Angel Food, një organizatë jofitimprurëse  për familje në nevojë.

Duke dhuruar maska ​​dhe doreza N95, Duka dhe Dukesha e Sussex  gjithashtu ndihmuan edhe me ushqime 20 prej tyre.

Baza e klientëve të bamirësisë, ka kryesisht njerëz shumë të sëmurë  që nuk mund të lëvizin dot nga shtëpitë e tyre për të blerë ushqim, kështu Harry dhe Meghan vendosën të marin këtë iniciativë.

Çifti ndihmoi me ushqime edhe ditën e Pashkëve dhe  një nga klientët  i tha Ayoub se ata nuk e kuptuan se kush i kishte ndihmuar me ushqime  derisa i panë të largohen.

Drejtuesja e organizatës jofitimprurëse Ayoub tha se ai nuk e di nëse ose kur Harry dhe Meghan do të kthehen, por ata janë të mirëpritur të kthehen sa herë që dëshirojnë./abcnews.al