Primaret në New Hampshire/ Nikki Haley zotohet të luftojë pas humbjes së dytë nga Trump

schedule08:44 - 24 Janar, 2024

schedule 08:44 - 24 Janar, 2024

Kandidatja republikane për presidente Nikki Haley është zotuar të vazhdojë fushatën e saj pas humbjes së dytë radhazi ndaj Donald Trump. Haley vizitoi pjesën më të madhe të New Hampshire përpara zgjedhjeve paraprake të së martës, duke u përballur me votuesit e pavarur dhe të moderuar republikanë.

Por ajo nuk ishte në gjendje të mposhte Trump, i cili kishte një epërsi prej 10% me shumicën e votave të numëruara. Ish-presidenti javën e kaluar fitoi në Iowa.

Haley është e vetmja rivale e Trump, me largimin e papritur të guvernatorit të Floridës Ron DeSantis nga fusha republikane.

Mbrëmë Haley pranoi rezultatin në New Hampshire, duke e uruar Trump për fitoren e tij. Por ajo u zotua se do të përpiqet për të fituar në Karolinën e Jugut, shteti ku ajo shërbeu si guvernatore.

“Kjo garë nuk ka përfunduar. Kanë mbetur dhjetëra shtete të tjera. Dhe i radhës është shteti im i ëmbël i Karolinës së Jugut,” tha ajo.

Fitoret e lehta në të dy shtetet tregojnë aftësitë e Trump për të bashkuar rreth vetes rrymat e ndryshme republikane.

Ai fitoi mbështetjen e konservatorëve evangjelistë që kanë ndikim tek votuesit më të moderuar në shtetet Iowa dhe New Hampshire, dhe shpreson ta përsërisë ndërsa zgjedhjet paraprake zgjerohen edhe në shtetet e tjera amerikane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!