Primaret, Berisha: Bëmë histori, PD u nda nga praktikat e errëta të Bashës. Kandidatët, produkt i bazës

schedule13:37 - 31 Janar, 2022

schedule 13:37 - 31 Janar, 2022

Një ditë pasi zyrtarizoi kandidatët e dalë nga Primaret, për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi demokratik që nuk ka ekzistuar më parë në Shqipëri. Teksa e quan ditën e djeshme historike, Berisha thotë se Primaret nuk janë të parat, por të parat ku çdo kandidat është produkt i anëtarësisë së bazës.

“Së pari dëshiroj të falenderoj nga zemra ata mijëra anëtarë të PD që me votën e tyre të lirë bënë historinë. Ata sollën sot këtu para jush për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri kandidatë të cilët janë propozuar votëbesuar përzgjedhur tërësisht nga anëtarësia e PD. Këto nuk janë primaret e para. Primaret e para në historinë e PD janë zhvilluar në vitin 2000 me qeveritarë vendorë. Por këto janë primaret e para ku çdo kandidat është kontribut i anëtarësisë së bazës.  Asnjë nga këto nuk është kandidat i Berishës apo komisionit të rithemelimit. Janë që të gjithë të propozuarit e bazës së partisë që ka  Kjo i bën këto primare më demokratiket të zhvilluara në ndonjë vend dhe mund tu them se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që s’ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri”.

Berisha thekson se dita e djeshme shënon shkëputjen e PD sipas tij nga praktikat jo transparente, të dyshimta dhe të errëta të përdorura nga kreu i PD Lulzim Basha.

“Dita e djeshme shënoi shkëputjen përfundimtare të PD nga praktikat jo transparente të dyshimta. Praktikat e errëta të përdorura në 8 vite nga Lulzim Brava. Dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë anëtarësisë së PD dhe të sanksionuar në statutin e kësaj partie në Kuvendin e Rithemelimit. Gara u zhvillua brenda standardeve më të mira të zgjedhjeve të lira. Kanë marrë pjesë 21 kandidatura. Falenderimin e parë ua bëj të gjithë anëtarëve që ushtruan të drejtën e votës. Një falenderim të përzemërt kandidatëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!