“Primare demokratike? Qesharake”/ Demalia: Berisha e ka rrëzuar përtokë procesin, do dëshpërojë njerëzit

schedule13:35 - 12 Mars, 2025

schedule 13:35 - 12 Mars, 2025

Analisti Ilir Demalia thotë se është qesharake të mendosh se primaret që u zhvilluan në PD ishin demokratike

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Demalia u shpreh se lideri i PD, Sali Berisha kreu një maskaradë, pasi personat më pak të votuar, do i vendosë në listë të sigurt.

Demalia shtoi se PD mund të marrë deri në 40 mandate në zgjedhjet e 11 majit.

“A kanë turp këto të opozitës, e deklarojnë procesin e primarave si demokratik, kur e kanë rrëzuar përtokë. Ku është integriteti, personaliteti dhe kërkesa e llogarisë, për liderin e saj, Sali Berisha. Aty, ai që del i fundit, si Floriana Garo, me 32 vota del në vend të dytë. Do dëshpërojë njerëzit, ky është hapi i parë. Është maskaradë. Kjo parti ka luajtur me makinacione, me pushtetin e një njeriu, Sali Berisha. Në çdo hap që marrin, krijojnë më shumë neveri. 40 mandate do jetë sukses i madh. Në anën tjetër, edhe nga dëshpërimi që kanë njerëzit, mund të rriten partitë e vogla. Partia e Saliut, që ia la Basha, 10 vjet kryetar partie, e pe sa e kishte përqindjen? 1-2 përqind, as veten e vet nuk e nxjerr dot deputet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!