“Prilli muaji i përballjes me koronavirusin”, epidemiologu Lulzim Raka: Kurba e rasteve në Kosovë e sheshtë

schedule11:27 - 31 Mars, 2020

schedule 11:27 - 31 Mars, 2020

Mjeku epidemiolog në Prishtinë Lulzim Raka në një lidhje direkte për ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se është e vështire për momentin të bëhet një panoramë e qartë në lidhje me pikun e kurbës së koronavirusit.

Ai është shprehur se për të bërë një parashikim të tillë është e nevojshme të paktën që të kalohet dhe prilli.

Mjeku Raka ka theksuar se deri më tani falë masave të marra kurba si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri është e menaxhueshme, por patjetër kujdesi duhet të jetë i madh dhe jo vetëm tashmë por dhe në rastin e uljes së numrin të të infektuarve.

Pjesë nga intervista:

A keni adaptuar terapi mjekimesh në Kosovë si vendet e tjera?

Lakorja e rasteve në Kosovë ende është e sheshtë, por një pasqyrë e tillë do të shikohet kur të arrihet kur të arrihet pacienti i 100 dhe kjo lakore urojmë të jetë e sheshtë dhe të mos jetë vertikale, me të cilën do të kaloheshin dhe kapacitetet e përballjes së kapacitetit mjekësor. Sa i përket terapisë është e njëjta me atë që përdoret dhe në Shqipëri të barnave virale, ndërsa sa i përket barnave që janë reklamuar dhe folur për to nuk kanë ardhur akoma në Kosovë.

Duke bërë një lloj bilanci të personave që janë prekur në Kosovë me COVID 19 cilët janë moshat që janë më të prekur?

Përsa i përket një raporti të tillë janë të prekur të gjithë moshat dhe pse numri më i lartë është i atyre të moshave të mesme dhe të moshuarve. Tashmë çdo ditë ka një shtrirje më të gjërë të rasteve me përfshirjen e komunave të reja dhe besoj se me ardhjet e reja mendoj se do të shkojmë në fazën të gjurmojmë rastet dhe të testojmë sa më shumë raste. Ne nuk mund ta ndjekim rastin e Kinës, Koresë së Jugut dhe të Singaporit pasi nuk i kemi kapacitetit.

Nëse do të ishte mundësia për të bërë testimi në masë, mendoni se do të kishim mundësinë ta shuanim në një masë më të shpejtë?

Çdo gjë varet nga kapacitetet ekzistuese Sot dëgjojmë çdo ditë informacione për testime të reja të ndryshme siç janë ato molukolare, dhe jo në bazë të antitrupave. Janë teste që kanë mund ti afrohen 95% të tregimit  që shumë shtete të botës që kanë kapacitet po e bëjmë si një mënyrë për të bërë të mundur zbulimin e shumë pacientëve në një kohë të shkurtër, që shumë pacientë të izolohen në shtëpi dhe të mos kemi kontaktin e tyre me personel mjekësor duke mos i rrezikuar.

Ka një pikëpyetje për mënyrën e përhapjes së infeksionit, pasi ka dhe raste që nuk kanë një histori udhëtimi apo kontakte me persona të tjerë të infektuar. A ngre kjo pikëpyetjen se mund të ketë dhe mënyra të tjera përhapje?

Unë mendoj se jo, pasi OBSH ka rikonstatuar se nuk ka përhapje në rrugë ajrore, përveç rasteve të disa intervenimeve shëndetsore. Një element i rëndësishëm për pyetjen tuaj është fakti i prezencës së personave simptomatik dhe presimptomatik. Virusi përqëndrimin më të madh e ka 2-3 ditë para shfaqjen dhe këto njerëz nuk i zbatojnë këshillat dhe dalin jashtë e kontaktojnë me të afërmit kemi të bëjmë dhe me infektimin dhe me supërshpërndarjen.

A besoni se masat shtrënguese në Kosovë dhe në Shqipëri mund ta ndërpresin zinxhirin e këtij virusi?

Në asnjë vend nuk mund dhe nuk respektohen 100 % masat,por këto masa janë që të këputet zinxhiri i lakores. Në fazën që kur jemi futur lakoren e viziton virusi tashmë. Kulmi i kapaciteteve shëndetsore nuk duhet që të preket. Në Kosovë pritet që lakorja të fillojë rënien, kjo lakore lidhet me numrin e vdekjeve dhe shfaqjen e rasteve të reja dhe kjo tregon se është lajm i mirë. Ne akoma nuk jemi në atë fazë jemi në rritje.

Kjo do të thotëse kur të fillojë zhbërja do të jetë pak a shumë i njëtë pak a shumë në të gjithë shtetet, apo secili vend e ka në mënyrë individuale?

Kjo varet nga specifikat dhe nga kapacitetet e tyre por kjo periudhë prej shfaqjes së rasteve të para një javë apo dy javë para mesatarja është 8 javë. Dhe masat e ndërmarra dhe do të ndërmerren varet nga numri i rasteve ditore dhe javore dhe masat duhet te jenë graduale.

A ndodh që mund të zhduket, siç mund të  ketë ndodhur me SARS që mendohet se është zhdukur?

Është vështirë të parashikohet kjo për koronavirusin, pasi është shtrirje globale është virus i ri akoma nuk ka bërë 3 muaj, dhe nuk e dimë se si do të sillet. Ndoshta ndikojnë rrezet ultravjollcë, klima mirëpo nuk duhet të presim se ky është një virus që mund të zhduket. Pasi kujdesi duhet të jetë dhe për më vonë.

Sa i takon masave të marra, është dhe një diskutim nëse duhet të bëhet një diziinfektim total në çdo ambient siç e kemi parë të ndodhe në kinë dhe në Itali, por nga ne nuk është bërë në masë. A do të duhej një lloj dezinfektimi

Në kushte pandemie kjo është një masë që e  kanë bërë shumë shtete. Kundërshtarët e dizinfektimeve masive ka pro dhe kundër në këtë diskutim. Çdo vendim që merret në kohë pandemish nuk është i lehtë, i vetmi qëllim është mbrojtja e jetës së njerëzve.

Një tjetër diskutim është ai me rracat njerëzore se si reagojnë ndaj një virusi të caktuar. Sa vlen një gjë e tillë për koronavirusin?

Sa i përket imunitetit, ky është jë virus i ri që askush nuk ka imunitet i prek të gjithë sa i përket racave ka pasur disa mendime se ai prek racën e verdhë, por rastet dhe situata e fundit në SHBA dhe në Itali e hodhi poshtë një gjë të tillë. Realiteti tashmë na tregon se nuk ka rëndësi se ku ndodhesh.

Vaksinimi i popullatës është një tjetër vendim. Përshembull si në rastin e malarias ku ka qenë një vaksinë e përdorur. A mund të kemi një procedurë të tillë dhe sa mund të ndikojë kjo mbrojtje si popullatë ndaj koronavirusit?

Përdorimi i vaksinave që është bërë në rastin e turbekulozit dhe të malarias janë në fazë hulumtimi pasi akoma nuk ka një përgjigje të saktë nëse ajo do të ketë një efekt të veçantë për koronavirusin.

Çfarë vjen nga natyra edhe zgjidhjen e ka në natyrë”, a mund të mendojmë se mund të ketë një zgjidhje sa më e thjeshtë?

Patjetër që mund të jetë, por ne mund të ndihmojmë që ta kalojmë këtë betejë.

Kur besoni se duhet të dalim lirdhëm nga shtëpia?

Është pyetje 1 mln dolarëshe, por nëse marrim në shqyrtim atë që kanë kaluar vendet e tjera do të na duhet muaji prill muaji i përballjes me koronavirusin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!