Prigozhin në Bjellorusi/ Shtetet baltike bëjnë thirrje për rritjen e sigurisë së NATO-s

schedule18:35 - 27 Qershor, 2023

schedule 18:35 - 27 Qershor, 2023

Ardhja e shefit të mercenarëve Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi ka ngritur shqetësimin midis shteteve fqinje baltike.

Letonia dhe Lituania kanë bërë thirrje që NATO të forcojë kufijtë e saj lindorë si përgjigje, shkruan Sky News.

“Kjo lëvizje duhet të vlerësohet nga një këndvështrim tjetër sigurie. Ne kemi parë aftësitë e atyre mercenarëve,” u tha gazetarëve ministri i jashtëm letonez, Edgars Rinkevics gjatë një vizite në Paris me zyrtarët baltik.

Ndërkohë, homologu i tij lituanez Gabrielius Landsbergis tha se shpejtësia e avancimit të Wagnerit drejt Moskës gjatë rebelimit të javës së kaluar tregoi se mbrojtja e shteteve baltike duhet të forcohet.

“Kufijtë e vendeve tona janë vetëm qindra kilometra nga ai aktivitet, kështu që mund të duhen 8-10 orë për t’u shfaqur papritur diku në Bjellorusi afër Lituanisë,” theksoi Landsbergis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!