Prifti rus që mohon koronavirusin “merr peng” manastirin

schedule22:51 - 18 Qershor, 2020

schedule 22:51 - 18 Qershor, 2020

Një prift ultrakonservator rus që mohon ekzistimin e koronavirusit ka bastisur një manastir. Sergei Romanov hyri në manastirin e grave të Sredneuralsk jashtë qytetit të Yekaterinburg të Martën pasi krye-murgesha dhe shoqërueset e saj u larguan, teksa vendi tashmë patrullohet nga roje të armatosura.

At Sergei ka deklaruar se autoritetet e kishës “do të duhet të sulmojnë manastirin” nëse dëshirojnë që ai të largohet.

Policia ishte në zonë por nuk bëri arrestime.

Kleriku kontrovers u ndalua të predikonte në prill dhe më pas iu hoq e drejta për të mbajtur kryq në maj pasi ai inkurajoi besimtarët të mos i binden urdhrave të shëndetit publik.

Romanov e ka quajtur më parë koronavirusin “pseudo-pandemi”, dhe ka akuzuar liderët fetarë se ‘bashkëpunojnë me pararendësit e Antikrishtit’. Po ashtu ai ka kundërshtuar mbylljen e institucioneve fetare si masë parandaluese ndaj Covid-19.

Autoritetet ruse mbyllën kishat për adhuruesit në 13 Prill në mes të pandemisë  dhe u rihapën këtë muaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!