Prezencë uji në disa akse rrugore, policia apel për drejtuesit e makinave: Tregoni kujdes

schedule15:43 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 15:43 - 9 Dhjetor, 2021

Përgjatë ditës së sotme në vend ka qenë prezent mot i keq me reshje të dendura shiu. Për pasojë, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.

Nisur nga kjo situatë, Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Thirrje bëhet gjithashtu që drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë në rastet kur ka fluks të shtuar mjetesh apo ngadalësim të lëvizjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Në rast nevoje për ndihmë qytetarët mund të telefonojnë Policinë, në numrin 112, ose dërgoni njoftim në Komisariatin Digjital. /abcnews.al/