“Prezenca amerikane shmang zgjerimin e konfliktit”, Hoti: Nxjerrja nga skena e Hamasit krijon mundësinë për një shtet normal palestinez

schedule18:48 - 18 Tetor, 2023

schedule 18:48 - 18 Tetor, 2023

Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Dritan Hoti theksoi gjatë intervistës me gazetarin Arlind Isa, se prezenca amerikane në Lindjen e Mesme ka disa qëllime. Duke komentuar vizitën e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden këtë të mërkurë në Izrael, ai theksoi se prezenca amerikane shmang zgjerimin e konfliktit.

Sipas tij, qëllimi është nxjerrja nga skena i Hamasit, të cilin SHBA e ka shpallur një organizatë terroriste, që më pas do t’i hapte rrugën krijimit të një shteti normal institucional palestinez.

“E para, presidenti Biden u kthye në një rajon ku SHBA nuk ishin më me aktivizim dinamik që kemi parë në dekada. Pothuajse tërësia e strategjisë amerikane ishte fokusuar tek Kina. Rivaliteti me Kinën ishte një rivalitet shumë planësh. Radikalizimi bëri që SHBA-të të rikthehen dhe të jenë të pranishëm.

Është e vetmja superfuqi që është është në gjendje të rivendosë ekuilibra. Prezenca amerikane shmang një zgjerim të konfliktit. E dyta, SHBA kërkojnë e korridoreve humanitare. E treta, SHBA që e ka konsideruar Hamasin si një organizatë terroriste, nxjerrja nga skena politike e Hamasit e lehtëson edhe mundësinë e një krijimi të një shteti me përmbajtje sekulariste palestineze.

Këto janë premisat e pranisë amerikane, një prani emergjente ushtarake, e dyta garantimin e disa korridoreve humanitare dhe e treta, në periudhën pas konfliktit, nëse Hamasi del politikisht nga skena, kërkesën për ndërtimin e një shteti normal institucional palestinez që do të shmangte edhe radikalizime të tjera në të ardhmen e afërt dhe të largët të Lindjes së Mesme. Nxjerrja nga skena e Hamasit do të ngre edhe pikëpyetjen se si do të sillet Hezbollahu në Liban.”, u shpreh pedagogu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!