Prezantohet raporti i OECD/SIGMA/ Rama: Me digjitalizimin e shërbimeve që kemi bërë, sot jemi lider në rajon

schedule13:05 - 4 Shkurt, 2025

schedule 13:05 - 4 Shkurt, 2025

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është lider në rajon, sa i përket shërbimeve online që marrin qytetarët.

Ai theksoi se sot janë rreth 95% e shërbimeve, që ofrohen online dhe ky është tregues se si është transformuar shërbimi i shtetit në raport me nevojat e qytetarit.

“Me digjitalizimin e shërbimeve që kemi bërë, sot jemi lider në rajon.  95 të shërbimeve i kemi online. Nga dita e parë deri më sot janë dhënë 47 milionë ndërveprime mes qytetarëve dhe administratës. Që përndryshe do kishin qenë 47 milionë vajtje në radhe, pritje para një sporteli, do kenë qenë 47 milionë raste, kur mund të hynte në mes bashkish, ryshfetit, do kishin qenë 47 milionë mundësi, që  mund të ktheni mbrapsht një ditë dhe të thoshin hajde një ditë tjetër.  Po bëjmë një radiofari të legjislacionit dhe akteve, për sa i përket mbivendosjes. Duke pasur një skaner të mbivendosjes në legjislacioneve, që mund të pastrohen duke aplikuar inteligjencën artificiale. Do pastrojmë të gjithë pjesën e barit të keq në lëndinën e legjislacionit tonë”, tha ai.

Kryeministri u ndal tek prokurimet publike, ndërsa tha se në këtë pikë është bërë një progres madhështor në frenimin e rasteve të korrupsionit.

“ Prokurimet publike është për mua një pikë ku mund të shihet progresi që është bërë në luftën kundër korrupsionit. Duhet të modernizohen sistemet e qeverisjes, që këto sisteme të jenë të tilla, që mos të mundësojnë funksionimin e korrupsionit”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!