Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, prezantoi sot platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.
Ahmetaj tha se procesi i aplikimit do të zgjasë një muaj dhe në fund do duhet të jenë gati dosjet e aplikantëve për të filluar me procesin e ndërtimit, siç theksoi ai.
“Janë inspektuar rreth 48 mijë banesa dhe po vijon procesi i vlerësimit të thelluar. Jemi në proces intensiv me bashkitë për zonat e reja. Sot janë identifikuar 25 zona, në 10 bashki. Jemi në fazë të avancuar me masterplanet, në Shijak, në Laç, ku do ndërtohen 500 shtëpi me qira nga qeveria turke, si dhe në Thumanë. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit të mërkurën do t’i propozojë qeverisë site të reja në Durrës, Lezhë, Laç, Tiranë e Kavajë. Menjëherë pas të mërkurës, në të gjithë territorin fillojnë masterplanet për të kaluar pastaj në projektet e detajuara të ndërtimi”, tha ministri.
Më tej Ahmetaj shtoi se aplikimi është i detyrueshëm, dhe nga e mërkuara çdo bashki do të ketë një zyrë për këtë proces .
“Aplikimi pranë njësive vendore është i detyrueshëm për të përfituar nga ndërtimi, qytetarët duhet të aplikojnë. Çdo bashki duhet të ketë një zyrë, dhe jo thjesht do të vijnë qytetarët te ju, por skuadrat tuaja duhet të marrin qytetarët dhe t’i ndihmojnë për aplikimin online. Nuk mund të kalojmë në hapat tjera, pa pasur një dosje të plotë të aplikimit. Nesër në 11:0 të gjitha bashkitë që janë në zonat e dëmtuara do duhet të dërgojnë 3 presona, që do të trajnohen nesër në Bashkinë e Tiranës për të trajnuar të tjerët në njësitë administrative”, u shpreh Ahmetaj.
Po ashtu ministri bëri thirrje që të mos sorollaten qytetatët nëpër zyra.
“Mos i thërrisni qytetarët, jo është detyra juajn e keni edhe në manual. Mos i thërrisni qytetarët të vinë disa herë në zyrtat tuaja. Unë së bashku me stafin do e ndjek vetë procesin. Fillon me faqne e parë ku sic e shikoni janë subjektete përfituese. Më pas fillon vlerësimi dhe apelimi”, dekalroi Ahemtaj./abcnews.al

