Krzystof Piatek është prezantuar zyrtarisht përpara mediave pak çaste më parë, si një nga përforcimet më të mira të skuadrës së Fiorentinës.
Sulmuesi polak i bashkohet skuadrës italianë në formë Huazimi nga skuadra e Hertha Berlini, me Fiorentinës që do të ketë mundësinë të blejë përfundimisht kartonin e lojtarit në fund të sezonit.
26-vjeçari është shprehur shumë i lumtur për arritjen në Firence, teksa shpreson të bëjë maksimumin me skuadrën e re.
“Shumë i lumtur që jam kthyer në Itali, ku jam ndjerë gjithmonë mirë! Falenderoj Violën për besimin, tani dua të tregoj vlerat e mia. Shpresoj të festoj shumë herë këtu”, ishin fjalë të para të Piatek.
Ky është një rikthim për Piatek në Seria A, teksa më parë ka veshur fanellën e Genoas dhe Milanit.
/f.a/abcnews.al