Të majtët europianë pro integrimit reporteri Scheider: Progres në reforma e demokraci

schedule11:58 - 18 Mars, 2025

schedule 11:58 - 18 Mars, 2025

Grupi i dytë më i madh parlamentar europian, Aleanca Social-Demokrate ka dhënë dritën jeshile për objektivin e kryeministrit Rama për anëtarësimin e Shqipërisë deri në vitin 2030.

Në deklaratën zyrtarë, social demokratët europianë i referohen raportit për Shqipërinë në 2024, prezantuar në Komitetin e Jashtëm të BE, nga raporteri Andreas Scheider, i cili 2 muaj më parë vizitoi Tiranën.

Vlerësohet se Shqipëria kë një progres të qartë në sundimin e ligjit dhe demokracisë, si dhe një partner i besueshëm në marrëdhëniet me jashtë të Bashkimit Europian, si provë për këtë, theksohen sanksionet që ndërmori Tirana ndaj Moskës pas konfliktit në Ukrainë.

Grupi sociali demokrat thekson se janë edhe 5 sfida kycce për Shqipërinë, polarizimi politik, reformat antikorrupsion, reforma zgjedhore, pavarësia e medias dhe mbrojtja e mjedisit, por sipas të majtëve të moderuar europianë, këto janë objektiva realist për ta anëtarësuar Tiranën brenda 2030 në Bashkimin Europian.

Qeveria shqiptare ka vendosur objektiva të qarta për të mbyllur procesin e negociatave deri në vitin 2027, dhe anëtarësuar zyrtarisht Shqipërinë në BE në fund të kësaj dekade, viti 2030./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!