Apple ka prezantuar produktin më të ri, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max. Kamera e re, ekran i përmirësuar, procesorë më të shpejtë dhe bateri që zgjat më shumë.
Celularët e rinj iPhone kanë dizajnë dhe madhësi ekrani të ngjashme. iPhone i ri do të jetë i disponueshëm në disa ngjyra, ku risia do të jetë ngjyra e zezë mat në pjesën e pasme të iPhone 11 Pro.
Iphone Pro do të vijë në dy madhësi, me ekran 5.8 inch dhe 6.5 inch. Teknologjia e re e aplikuar në ekranin e iPhone 11, ofron ngjyra më të mira si dhe efikasitet në jetëgjatësinë e baterisë.
Risia më e madhe e iPhone janë padyshim kamerat. Në pjesën e pasme, është vendosur brenda një kuadrati një sistem i trefishtë kamerash. Të tri këto kamera 12 megapiksel punojnë së bashku njëkohësisht duke ofruar cilësi më të lartë. Përmirësim është bërë edhe në kamerën e përparme për selfie.
“Kushdo që kërkon një telefon që tejkalon limitet, është iPhone 11 Pro. iPhone-i më i fuqishëm dhe më i përparuar që kemi prodhuar ndonjëherë me një dizajn mahnitës”, tha Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple. /tvklan.al