Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prezantohet drejtori i ri i DPSHTRR/ Balluku: Ky institucion është kthyer në një model të shërbimit publik ndaj qytetarëve

schedule10:55 - 29 Tetor, 2025

schedule 10:55 - 29 Tetor, 2025

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) falë investimeve dhe inovacionit është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik.

“Duke nisur nga viti 2019 nisën një sërë ndryshimesh strukturore brenda ndërmarrjes tuaj e cila padyshim solli shërbim më të shpejtë, por mbi të gjitha shërbim cilësor dhe kjo nuk u izolua vetëm në Drejtorinë Qendrore apo në Drejtorinë e Tiranës, por ndodhi në çdo drejtori rajonale.

Më pas, me kalimin e kohës, sigurisht ne pamë që kishte edhe diçka më shumë për tu bërë. Ishin arkivat. Arkivat të cilat mbaj mend kam vizituar në vitin 2020, sepse ka qenë koha e pandemisë, kam vizituar arkivën e Fierit dhe mbaj mend tavanin e katit të parë, i cili ishte i harkuar nga pesha e arkivës që ndodhej në kat të dytë dhe rrezikun që paraqiste ajo ndërtesë. Më pas kam vizituar me Blendin zyrat në Laç, ku uji arrinte deri në një metër dhe dosjet e arkivave ishin nën ujë.

Kështu që vendosëm të ndërmerrnim një proces të gjatë për ti krijuar DPSHTRR-së dhe asetet e duhura logjistike, aty ku ju të punonit në kushte optimale dhe i gjithë dokumentacioni të ruhej ashtu siç duhej. Kemi bërë një punë shumë të mirë për çregjistrimin e të gjithë atyre automjeteve, të cilat nuk ishin në përdorim për një kohë të gjatë. Kemi bërë një punë të mirë për të hapur zyra dhe jo vetëm drejtori rajonale, pasi na është dashur që të kursenim kohën e drejtuesve të automjeteve, të cilët duhet të lëviznin për shembull nga Burreli për të shkuar në rajonalen e Dibrës, për të marrë shërbime, orë të tëra udhëtimi, konsum nafte dhe gjithçka tjetër.

Ka qenë një reformë e thellë, e bërë me pasion, e bërë me vullnet dhe përpikmëri, që e ka sjellë DPSHTRR-në në nivelin e një nga ndërmarrjeve që kryeministri Rama dhe të gjithë ne të tjerët e marrim si shembull, si duhet të ofrohen shërbimet publike.

Më pas, sigurisht u shtua Retro, që në fillim dukej thjesht si një çështje pasioni, por që duke parë mbështetjen e mijëra qytetarëve kudo ku Retro shkonte ishte gjëja e duhur për të bërë. Automjetet nuk janë thjesht shërbime utilitare që secili përdor në mënyrë individuale, por janë edhe memorie, janë edhe kulturë dhe Retro këtë e ka treguar më së miri, duke e kthyer automotivin edhe më shumë sesa thjesht një çështje mekanike., tha Balluku.

Ministrja Balluku tha se Kreshnik Bajraktari është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke zëvendësuar në këtë detyrë Endri Haxhiun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!