Prezantohet Dobi: Kukësit nuk i mungon kualiteti, jam në rivalitet me veten time

schedule09:53 - 12 Shtator, 2022

schedule 09:53 - 12 Shtator, 2022

Kukësi ka prezantuar mëngjesin e ditës së sotme edhe trajnerin e ri të skuadrës, Enkeleid Dobi do të marrë frenat e verilindorëve pas dorëheqjes së Skënder Gegës.

Trajneri durrsak do të vazhdojë menjëherë punën me skuadrën për të bërë të mundur edhe arritjen e rezultateve, teksa Kukësi aktualisht është në vendin e fundit me 2 pikë, ndërsa ndodhet 7 pikë pas vendit të parë në klasifikim, kur janë luajtur vetëm 4 ndeshje.

Dobi ka thënë në fjalën e tij se ekipi do kapë ritmin, ndërsa për të puna si trajner i Kukësit do jetë në trampolinë.

“Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit e klubit që më dhanë këtë detyrë në një projekt ambicioz. Do mundohem të jap maksimumin për këtë rol e të jem në nivelin e duhur. Unë dua të luftoj për diçka, do bëj gjithçka të arrij nivelin e duhur. Për mua mund të jetë dhe një trampolinë. Është një provë për mua. Kualiteti nuk mungon, na duhet pak kohë të bëjmë grupin. Çdo problem ka zgjidhje edhe pse jemi 7 pikë pas.

Në start nuk jemi mirë, por do bëjmë ç’është e mundur ta kapim ritmin dhe të tjerët. Ndonjëherë duhet të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Nuk kam ardhur vetëm për mbijetesën, sepse nuk do të vija të ishte për aq pak. E kam parë Kukësin direkt në 4 javët e para. Për sa pranova e kam një rivalitet dhe me veten time”, theksoi Dobi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!