Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prezantohet aplikacioni për gjurmimin e COVID-19

schedule02:17 - 19 Qershor, 2020

schedule 02:17 - 19 Qershor, 2020

Japonia ka prezantuar një aplikacion në telefon për gjurmimin e kontakteve në mënyrë që të monitorojë dhe parashikojë më mirë ecurinë e koronavirusit, njoftoi qeveria.

“Është një mjet i rëndësishëm për të mbrojtur jetën tuaj, ju lutemi instalojeni atë”, njoftoi në një konferencë shtypi ministri i ngarkuar për luftën kundër pandemisë, Yasutoshi Nishimura.

Aplikacioni, i zhvilluar nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, do të regjistrojë në sajë të teknologjisë Bluetooth të dhëna të koduara nga telefonat e përdoruesve.

“Aplikacioni nuk do të regjistrojë të dhëna personale, të tilla si numrin e telefonit ose vendosjen, në mënyrë që të keni një ndjenjë sigurie për këtë çështje”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Yoshihide Suga.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!