Prezantohen produktet e shërbimit satelitor/ Balluku: Kemi mbuluar me imazheri 47 % të territorit, mundësi për të adresuar çështjet emergjente

schedule11:23 - 5 Korrik, 2023

schedule 11:23 - 5 Korrik, 2023

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se me monitorimin e territorit me shërbimin satelitor, vendi ynë ka mundësi që të adresojë në mënyrë efikase çështjet emergjente si përmbytjet, përfshirja nga zjarret apo problematika të tjera.

E pranishme në eventin për prezantimin e produkteve të para të “Shërbimit Satelitor” tha se ekipi po përpunon të dhënat satelitore për të krijuar një hartë bazë të Shqipërisë, që do të bëjë të mundur analizimin dhe krahasimin e të dhënave ndër vite që merren nga satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’.

“Vendit do t’i mundësohet adresimi i çështjeve urgjente si aktivitetet e ndërtimit të paligjshëm, monitorimin e përmbytjeve dhe zjarrit si për llogaritjen e dëmeve të shkaktuara por do të kemi edhe monitorim mjedisor përmes imazheve me cilësi të lartë dhe kapacitet në të gjithë vendin. Një ekip ekspertësh kanë nisur trajnimin për përdorimin e teknologjive të avancuara për përpunimin dhe analizimin e imazheve satelitore.

Ndërkohë që sipas planit dhe kërkesave të institucioneve publike, po përpunohen imazhet satelitore duke siguruar një fotografim cilësor të mbulesës së tokës mne qëllim krjimin e hartës bazë të Shqipërisë për të ofruar mundësinë e analizave krahasuese ndër vite.  Ekipi i trajnuar po ndërton raste dhe shembuj që do të jenë në ndihmë të institucioneve publike për të analizuar dhe marrë vendime në një kohë sa më të shkurtër.“, tha Balluku.

Ministrja shtoi se deri më tani është mbuluar me imazheri rreth 47 përqind e sipërfaqes së territorit shqiptar, ose 13 416 kilometra katrorë.

“Shqipëria me futjen e shërbimeve satelitore është duke avancuar drejt përdorimit të teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificiale, machine learning dhe deep learning. Kështu nëpërmjet dixhitalizimit automatik, është arritur që nëpërmjet Inteligjencës Artificiale dhe metodës deep learning kemi marrë shembuj të ndryshëm që krijojmë modele prej tyre he më pas aplikohen mbi iamzhe të ndryshme për të arritur objektivin final. “, shtoi Balluku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!