Prezantohen dy kandidatët e PS-së për anëtarë të KQZ-së

schedule13:44 - 30 Tetor, 2018

schedule 13:44 - 30 Tetor, 2018

Komisioni i ligjeve ka miratuar dy kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Vendimi u mor pas një seance dëgjimore me kandidatët Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

Vetë i kanë propozuar e vetë janë ulur t’i dëgjojnë se si do t’i rrisin standardet në procesin e ardhshëm zgjedhor. Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri janë dy emrat e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për të zëvendësuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Vera Shtjefnin dhe Hysen Osmanin si pasojë e përfundimit të mandatit.

Alket Hyseni: “Ku e ndani në këtë moment këtë vijën e hollë për të shkelur në ndonjë rast pa harruar ndonjë normë sado rregull i vogël dhe normë e vogël dhe në raste të tjera nuk ndërhyhet edhe kur kemi një rezolutë për të bërë një hetim të thelluar. E them këtë sepse kemi pasur situata dhe fakte të njohura botërisht që subjekte të catuara politike kanë mashtruar me financimet politike”.

Bledar Skënderi: “Ne për momentin nuk është se i kemi duart kaq të lidhura. Ne i kemi bërë përpjekjet tona. Ne këtë çështje e kemi relatuar pranë organeve ligjzbatuese në vend, pranë organeve të hetimit. Është detyrë dhe kompetencë e tyre. Është kompetencë e prokurorisë që të kryejë hetime kur ka shkelje. Ne kemi bërë evident fakte edhe me seanca publike, kështu që jemi në rregull.”

Klotilda Bushka:Sa mund të arrihet në Shqipëri që ne të kemi, organe zgjedhore të çdo niveli që mund të jenë tërësisht të ndara nga politika?”

 Rezarta Bitri: “Sigurisht unë vlerësoj që duhet mirëfilltasi një studim shumë i mirë sepse dinamika, vërtetë duam të arrijmë një përfundim, por një analizë e vërtetë paraprake të cilën unë nuk mund ta bëj në këtë moment, do të ishte një dokument vërtetë efektiv përpara se të merrnim nisma të tjera legjislative, për të arritur në këtë lloj pavarësie”.

Mandati i përfundon katër prej shtatë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Thirrjet ndaj grupeve parlamentare për të propozuar emrat për vakancat e krijuara janë bërë disa herë nga kryetari i kuvendit Gramoz Ruci. Të vetmit që iu përgjigjën ishin socialistët.

“Kryetari i Kuvendit ka informuar të 4 kryetarët e grupeve parlamentare. PS si parti me numrin më të madh të vendeve të shumicës propozojmë zëvendësuesit e Shtjefnit dhe Osmanit të cilët mbanin një mandat si përfaqësues të shumicës në kohën që janë zgjidhje. Prita që përfaqësuesit e partive të tjera të sillnin kandidaturat. Kanë përfunduar të gjitha afatet. Do të kenë vendosur ndoshta të mos e ushtrojnë të drejtën e tyre”, tha Balla.

Komisioni i ligjeve ka miratuar propozimim për dy kandidaturat për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët i kalojnë për miratim parlamentit. Opozita ka zgjedhur të heshtë duke mos dërguar asnjë propozim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!