Milani arriti akordin me Real Madrid për huazimin për një sezon të Brahim Diaz, duke i dhuruar trajnerit Pioli një lojtar interesant për ofensivën e ekipit. 21-vjeçari ka thënë fjalët e para si “djall kuqezi”, duke shprehur kënaqësinë e tij që do të luajë në një klub kaq të madh.
Diaz tregon edhe se çfarë i ka thënë Zinedine Zidane, teksa zbulon edhe pozicionin e tij në fushën e blertë. “Është ndër për mua të luaj në një klub të lavdishëm si Milani. Është bukur të jesh këtu. Zidane më ka folur shumë mirë për futbollin italian, kam dëshirë të madhe të punoj dhe të përfshihem gjatë stërvitjeve.
?️ “I want to entertain the Rossoneri fans”
Here’s what @Brahim Díaz had to say in his first interview in Rossonero ?⚫ #ReadyToUnleash #SempreMilan pic.twitter.com/IrSvKWHG7B— AC Milan (@acmilan) September 5, 2020
Talenti nuk mjafton për të bërë mirë, nevojitet shumë puna e përditshme. Pozicioni i preferuar? Mund të luaj si në krahët e sulmit ashtu edhe në qendër. Jam një lojtar ofensiv. Fanella me numër 21? Është privilegj të marrësh numrin e Ibrahimovic.
Më shton presionin, por edhe më karikon për të bërë mirë. Ibra është një legjendë e Milanit, do e mbaj veshur numrin e tij të vjetër me pasion dhe dëshirë për të argëtuar tifozët“, thekson lojtari nga Malaga për sajtin e kuqezinjve. /abcnews.al