Alvaro Odriozola ka thënë fjalët e para tifozëve të Bayern Munchen. Mbrojtësi i djathtë erdhi në huazim nga Real Madrid dhe është i lumtur për këtë aventurë të re. 24-vjeçari ndihet i karikuar në maksimum dhe është gati të luajë që në ndeshjen e së shtunës.
“Është nder dhe privilegj të jem pjesë e këtij klubi historik si Bayern Munchen. Jam gati dhe shpresoj të zbres menjëherë në fushë kundër Schalkes. Kam ardhur këtu për të dhënë gjithçka nga vetja dhe për të fituar çdo trofe.
Rikthimi te Real Madrid? Nuk e kam mendjen aty, jetoj me të tashmen dhe sot jam një futbollist i Bayernit. Nuk ja kam idenë se çfarë do të ndodhë nesër, preferoj të jetoj në maksimum të tashmen“, deklaron Alvaro Odriozola. /abcnews.al