Pretenduan se është transgjinore, 2 mijë euro gjobë për gratë që shpifën për Zonjën e Parë të Francës

schedule14:45 - 16 Shkurt, 2023

schedule 14:45 - 16 Shkurt, 2023

Dy gra janë dënuar nga gjykata e Lisieux me një gjobë prej 2000 euro secila për fyerje ndaj zonjës së parë të Francës. Në dhjetor 2021, dy gra,  njëra gazetare e pavarur dhe tjetra psikologe thanë në një video në YouTube se “Zonja e Parë” e Francës Brigitte Macron është transgjinore.

Sipas pretendimit të tyre, Brigitte ka lindur  mashkull, i quajtur Jean-Michel Tronier, që është emri i vërtetë i vëllait të saj. Ato gjithashtu pohuan se burri i parë i zonjës Macron ishte një pjellë e imagjinatës së saj dhe se ajo si transgjinore  nuk i kishte ngjizur tre fëmijët e saj.

Brigitte Macron dhe vëllai i saj, Jean-Michel Tronier, iu drejtuan Drejtësisë dhe ngritën një padi për shpifje, si rezultat i së cilës u shfajësuan.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2022, dhe ndërsa Emmanuel Macron po kandidonte për rizgjedhje, grupet e ekstremit të djathtë simpatizante ndaj “Jelekëve të Verdhë” dhe anti-vaksinanve përhapën lajme të rreme në mediat sociale duke raportuar se Bizet Macron është një person transgjinore, sipas “Le Monde”. Akuza të ngjashme ishin bërë edhe më parë për Michelle Obama.

Në të njëjtin vit, hashtagu #JeanMichelTrogneux (Jean Michel Trogneux) i cili përmendte se “Zonja e Parë” e Francës Brigitte Macron është transgjinore kishte shkaktuar zemërim në Elysee me çiftin presidencial që ngriti një padi kundër atyre që qëndronin pas lajmeve të rreme që synonin të prishnin imazhin e gruas së presidentit francez.

Gazeta “Le Monde” kishte zbuluar se Natasha Ray, e cila e quan veten gazetare, ishte e para që publikoi “fake neës” në një seri artikujsh në revistën e ekstremit të djathtë “Faits et document”. Tashmë, që nga viti 2018, gruaja, e cila jeton në rajonin francez të Arcachon, ka shfaqur një fiksim ndaj Macron.

Herë pas here ajo publikonte mesazhe fyese ndaj Brigitte Macron, kryesisht për pamjen e saj.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!