Pretendoi shkeljen e të drejtave, ish-deputeti Mark Frroku humb betejën në Strasburg

schedule15:23 - 18 Shtator, 2018

schedule 15:23 - 18 Shtator, 2018

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg rrëzon pretendimet e ish-deputetit, Mark Frroku, për shkelje të drejtash gjatë arrestimit të tij në vitin 2015. Frroku iu drejtua kësaj gjykata pasi ezauroi të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend, të cilat e konsideruan të ligjshëm arrestimin e tij. Në betejën në Strasburg kundër shtetit shqiptar Frroku pretendoi paligjshmëri të arrestimit dhe mohim të të drejtave të njeriut. Në 18 shtator, Gjykata e Strasburgut ka marrë në shqyrtim ankimin e tij, në përfundim të të cilit vlerësoi se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut në rastin e ish-deputetit. Frroku u arrestua në vitin 2015, pasi dyshohej si i përfshirë në një vrasje në Belgjikë. Ish-deputeti fitoi pafajësi për vrasjen, por u dënua me 6 vjet për tre akuzat e tjera, që iu ngarkuan nga drejtësia shqiptare. Ai u lirua nga burgu në maj të vitit 2018. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!