Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pretendoi se ishte kërcënuar dhe bëri kallëzim të rremë, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Arnisa Këlliçi

schedule16:03 - 7 Shkurt, 2024

schedule 16:03 - 7 Shkurt, 2024

KLGJ ka pezulluar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi pasi u mor e pandehur për kallëzim të rremë, pas pretendimeve se ishte kërcënuar me jetë. Prokuroria e Tiranës njoftoi se gjyqtarja do të hetohet për veprën penale kallëzim i rremë dhe falsifikim dokumentesh.

Disa javë më parë, ajo pretendoi se kishte marrë një letër kërcënuese që i kishte mbërritur në zyrë nëpërmjet postës. Për këtë pretendim, gjyqtarja kërkoi dhe mori mbrojtje të posaçme nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Por sipas organit të akuzës, letra rezulton se është shkruar nga vetë gjyqtarja Këlliçi./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!