Prestigjozja “Forbes” artikull për Kosovën: Vizitojeni, Rita Ora vjen nga atje

schedule12:08 - 24 Shtator, 2020

schedule 12:08 - 24 Shtator, 2020

Revista prestigjoze botërore, “Forbes” ka publikuar së fundmi një artikull për disa nga vendet e botës, të cilat mund të vizitohen lehtësisht në këtë kohë pandemie.

Veçanërisht, hapësirë u është dhënë katër shteteve: Kolumbisë, Marokut, Republikës Domenikane dhe Kosovës. Ndërkohë për këtë të fundit, prestigjozja ka dhënë një arsye shumë të veçantë se pse duhet vizituar.

Përveç faktit se mund të shkohet lehtësisht dhe pa ndonjë testim, “Forbes” rendit si një arsye më shumë për të shkuar në Kosovë faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, vjen prej atij vendi.

Gjithashtu, ata shkruajnë për videoklipin “Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë, si një dedikim për vendlindjen e saj.

“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim. Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine. Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë)”, shkruan “Forbes”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!