Prestigjozia franceze shkrim për Vjosën/ Rama: Zbulon përvojat e jashtëzakonshme për lumin e fundit të egër në Evropë

schedule12:51 - 4 Qershor, 2024

schedule 12:51 - 4 Qershor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një artikull të shkruar nga prestigjozia “National Geographic France” dedikuar Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa.

Ai ka zbuluar se në artikull rrëfehet gjithçka nga lundrimi me kajak, tek burimet termale të Bënjës aty pranë, deri te bollëku i prodhimeve të tokave pranë lumit.

“National Geographic France zbulon para publikut francez përvojat e jashtëzakonshme në Parkun Kombëtar të të fundit lumë të egër në Evropë, Vjosa, nga lundrimi me kajak, tek burimet termale të Bënjës aty pranë, nëpër soditjen e peizazheve piktoreske me një biodiversitet të larmishëm dhe bollëkun e prodhimeve të tokave pranë lumit që mund të shijohen në bujtinat e shtëpitë e vendsave të servirura me shijen e mirë të mikpritje”, ka shkruar kryeministri.

Kujtojmë që Shqipëria është kthyer tashmë një ndër atraksionet turistike më të preferuar nga të huajt, të cilët gjithmonë e më shumë kanë kuriozitet rreth traditave, kulturës dhe historisë të vendit tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!