“Pressing” në ABC rikthehet të enjten, ndaj edhe sonte do mungojë në apelin e sportdashësve shqiptarë. Si zakonisht, prej orës 23:00, nis maratona e analizës së Superiores.
Sigurisht nuk do të mungojnë qëndrimet e protagonistëve, atyre të fushës, apo pankinave. Një ndalesë 15 ditore, e detyruar prej pandemisë që për shumë kohë ndali edhe futbollin.
Fundi i garës për këtë vit nuk do të mbetet pa u diskutuar në “Pressing”, ndaj ritakohemi të enjten, nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Fioralba Dizdarit. Kemi shumë për të folur, ndaj mos harroni ta ndalni TV-në tuaj tek ABC. /abcnews.al