Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Presioni Trump, ndihen efektet e para/ Presidenti i Iranit miraton nisjen e bisedimeve me SHBA

schedule11:33 - 3 Shkurt, 2026

schedule 11:33 - 3 Shkurt, 2026

Presidenti i Iranit njoftoi se ka udhëzuar diplomatët të kërkojnë bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tensioni rreth kërcënimit të një përballjeje ushtarake duket se po “zbehet”

Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në mediat sociale të martën se i ka udhëzuar ministrit të Jashtëm të vendit që të “ndjekë negociata të drejta dhe të barabarta” me Shtete e Bashkuara të Amerikës. 

Njoftimi mbështet raportet se Irani është gati të marrë pjesë në negociatat që po organizohen nga Turqi, në një përpjekje për të ulur tensionin.



SHBA kanë grumbulluar anije luftarake në rajon dhe Presidenti Donald Trump ka lëshuar kërcënime disa herë. Megjithatë, komentet dhe raportet nga të dyja palët gjatë fundjavës dhe deri të hënën sugjeruan se diplomacia e fshehtë po përparonte.

“I kam udhëzuar Ministrit tim të Punëve të Jashtme, me kusht që të ekzistojë një mjedis i përshtatshëm – një mjedis i lirë nga kërcënimet dhe pritjet e paarsyeshme – që të ndjekë negociata të drejta dhe të barabarta, të udhëhequra nga parimet e dinjitetit, maturisë dhe përshtatshmërisë”, shkroi Pezeshkian.

Teherani kishte thënë të hënën se po shqyrtonte disa procese diplomatike të nisura nga vendet e rajonit – Katari, Turqia, Egjipti dhe Omani – në përpjekje për të zbutur tensionet me Washingtonin, duke shtuar se priste një kornizë për bisedime në ditët në vijim.

Raportet më vonë të së njëjtës ditë thanë se bisedimet po organizoheshin për t’u zhvilluar në Stamboll të premten, dhe në to do të merrnin pjesë i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi.

As Teherani dhe as Washingtoni nuk i kanë konfirmuar këto raportime.

Presidenti i SHBA, Donald Trump dërgoi anije luftarake në Lindjen e Mesme në janar, duke u zotuar t’ju vinte në ndihmë të demonstruesve, ndërsa Irani shtypi me dhunë protestat masive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!